Çel dyert panairi i 26-të i librit në Tiranë

Sot Pallati i Kongreseve ka hapur dyert për panairin e 26-të të librit. Gjatë Panairit të Tiranës do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë!

Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor, ndërsa në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë futbollisti francez Lilian Thuram, përkthyesja e shquar italiane Ilide Carmignani, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, përkthyesja italiane Ilide Carmignani ejt.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me autorë dhe studiues.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.


Shtuar 15.11.2023 14:37