CDC jep shifra dramatike për SHBA: Jetëgjatësia ka rënë me një vit e gjysmë, rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Jetëgjatësia e amerikanëve ka rënë me një vit e gjysmë 2020 rënia më e madhe vjetore e pas Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave të Qendrave Parandalimit për Kontrollin e Sëmundjeve  (CDC), dhe kjo vjen kryesisht si pasojë e COVID-19.

Kjo prirje shqetësuese është shumë më e theksuar në mesin e pakicave etnike me ngjyrë dhe hispanike, sipas statistikave të lëshuara nga CDC.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është rritja e vdekjeve nga mbidoza e drogës, një krizë para-ekzistueseqë nga shpërthimi i koronavirusit, i cili është përkeqësuar. Më shumë se 93,000 njerëz vdiqën nga mbidozimi në SHBA, në vitin 2020.

Jetëgjatësia e grave është ulur me një vit nga 81.4 në 80.2 vjet. Jetëgjatësia e burrave ra nga 76.3 në 74.5 vjet.

Shtuar 21.07.2021 19:55

Tags: , ,