Çaktivizoi alarmin ku punonte dhe nuk raportoi vjedhjen, arrestohet roja privat

Policia Tiranë ka arrestuar një 58 vjeçar, pasi çaktivizoi alarmin e sigurisë në vendin e punës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës”, njofton policia.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.

 

Shtuar 7.06.2021 09:06