Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vu lgare. Ato përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj.
Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore. Ndërkohë, shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit.
Përgatitja e çajit të rigonit
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit. Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë.
Shtypni tre lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar.
Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.
Rigoni lufton virozat dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit, që ka simptoma si: temperaturë e lartë, kollë, dhimbje koke, të vjella, mungesë oreksi, dhimbje trupi etj.
Përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon shëndetin e stomakut, lufton mikroorganizmat e dëmshëm, trajton dhimbjet muskulare./albeu.com