Çahet pista e aeroportit të Kukësit, a mund të fluturohet më këtu?!

Aeroporti i Kukësit ishte një nga premtimet e mëdha të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht akuzave të opozitës apo dhe shoqërisë civile se premtimet e Ramës janë vetëm 3D, por edhe pas shumë e shumë shtyrjesh nga ana e qeverisë për realizimin dhe mbajtjen e këtij premtimi, më në fund aeroporti i Kukësit u bë një realitet.

Por mesa duket edhe asfalti i përdorur për pistën e aeroportit të Kukësit duket se ka qenë asfalt elektoral.

Siç shihet edhe në videon e bërë publike nga personazhi i njohur Alket Islami, asfalti i pistës së aeroportit në Kukës ka nisur të çahet, që do të thotë se nëse nuk ndërhyhet do të jetë shumë e vështirë të shohim ndonjë avion të ulet apo ngrihet nga aty.

Ajo që të bën më shumë përshtypje, por edhe që do ishte një pyetje e natyrshme dhe krejt normale, pas gjithë asaj zhurme dhe reklame që iu bë nga qeveria ditën që nga aty u ngrit një avion i “Air Albania” për tu ulur më pas në aeroportin “Nënë Tereza”, është: Kush e dëmtoi asfaltin? Nëse aty do të kishte fluturuar më shumë se një avion, si do të ishte gjendja e pistës sot? Dhe pyetja më kryesore do të ishte: A mund të fluturohet më në atë pistë?

/AlbEu.com/


Shtuar 13.02.2023 22:32