Cadiz ka shtangur Barcelonën në “Camp Nou” me rezultatin 0-1, falë një goli të Perez dhe ka dalë për momentin nga zona e rënies nga LaLiga.
Skuadra modeste i ka shkaktuar humbje Barcelonës pas 15 ndeshjes, pas Katalanasit për herë të fundit ishin mposhtur në fillim të dhjetorit nga Real Betis me njëjtin rezultat.
Humbja e pësuar në Europa League kishte lënë shenjë te Barcelona, që në 45 minutat e para e goditi vetëm një herë portën edhe pse dominoi në mbajtjen e topit dhe në rastet e krijuara.
Fraksioni i dytë i lojës nisi keq për Katalanasit, pasi Lucas Perez arriti të shënonte në minutën e 43-të pas dy pritjeve të portierit Ter Stegen. Barcelona u hodh në kërkim të golit, por nuk gjeti shumë hapësira.
Cadiz iu afrua shumë edhe golit të dytë, me Alex që brenda zone gjuajti jashtë. Edhe Lucas Perez kishte një mundësi tjetër shënimi, kurse në fund miqtë goditën edhe shtyllën pingule.
Barcelona u ndal nga portieri Ledesma në tentativat që kishte dhe deri në minutën e 90-të ishin ato të Eric Garcia dhe Aubameyang. As pas shtatë minutave shtesë nuk pati gol dhe Cadiz mori tre pikë me vlera. /H.ll/albeu.com