Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar të pavlerë dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Kjo pasi sipas tij, ai ishte i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Bylykbashi duke shpjeguar në terma juridikë regjistrimin e Kuvendit të “11 Dhjetorit” nga gjykata, ritheksoi edhe njëherë se Lulzim Basha dhe gjithë organet e tjera të PD ishin të shkarkuar, duke e bërë dorëheqjen pa vlerë.
“Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur”, tha Bylykbashi./albeu.com/