Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për thirrjet që ky i fundit i bëri SPAK, gjatë Asamblesë së PS për hetimin e Berishës e Metës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi shprehet se SPAK duhet të shkonte dje në Asamblenë e PS me një sasi prangash, e sipas tij do e kishte plotësuar planin e punës për tre breza.
“Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me “golden goal”, ka shkruar Bylykbashi.