Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ai theksoi se të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e Partisë Demokratike.
“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej. Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur. Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD,” tha Bylykbashi./albeu.com