Paloka e Leskaj të dehur? Reagon Rama: Shanë me libër shtëpie, 3 parti bedelësh e dyzet të shkalafitur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Kuvend me deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se të dy ishin të dehur dhe i kishin sharë atë dhe kabinetin e tij të ministrave. Ndaj edhe numri një i qeverisë nuk i ka kursyer edhe sharjet vetë ndaj tyre, duke i cilësuar si bedela dhe të shitur tek rusët, duke përmendur edhe historinë e rublave ruse.

EDI RAMA NË TWITTER

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 16:00