Buxheti për “Shëndetësinë”, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë për vaksinat, Urgjenca me 20 autoambulanca të reja

Ditën e sotme është mbledhue Komisioni i Ekonomisë dhe temë diskutimi është buxheti i 2022 i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Deputetët e opozitës kanë marrë në pyetje ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ëhstë shprehur se buxheti për programin e vaksinimit është 2.7 miliardë lekë.

Diskutimet në komision:

Manastirliu: Rreth 420 milionë lekë shkojne për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara. Do kemi vëmendje të posaçne, 1 miliardë e 25 milionë lekë për programin e riintegrimit për të përndjekurit politikë. Ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, rrit mburojën sociale për shtresat në nevojë.

Arbri Agalliu: Në buxhet a përfshihet dhe shpenzimi për vaksinimin apo vetëm investim në strukturën spitalore dhe në të gjithë pjesën e shëndetësisë. Do doja të dija sa i përket infrastrukturës dhe pjesës së vaksinës? E dyta përmendët pjesën e rritjes së pagës me 6%, edhe Pd e inkurajon fort rritjen e pagave, por me këtë përqindje është ofenduese për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve në këto vite është në një presion të madh dhe kjo rritje 6% kur çmimet rriten shumë më shumë sesa kaq, kur kemi një rritje të largimit të mjekëve… Këtë rritje pagash e shikoj jo të përshtatshme në këtë masë. A keni numër të saktë të mjekëve dhe infermierëve të larguar në këto 2 vitet e fundit nga vendi dhe si do e plotësoni këtë vakum?

Manastirliu: Do doja të bëja dhe një përmbledhje për fokusin e buxhetit. Programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është ën vlerën 2.7 miliardë lekë dhe është zë specifik për vaksinimin e popullatës. Programi i vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe këto fonde janë në dispozicion vetëm të këtij programi. Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj covid. Dua t’u siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë dhe mësimet e mësuara dhe patjetër që mbështet zbatimin e programeve si përgjigje ndaj covid, sakaq vijon investimet në sektor, në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit për transformimin e sistemit shëndetësor. Rritja e pagave është e përvitshme. Qeveria jo vetëm që ka në fokus rritjen e pagave për të gjithë sektorët, por mbi të gjitha te mjekët, vëmendja jonë ka qenë e targetuar çdo vit.

Manastirliu ka deklaruar gjithashtu se 20 autoambulanca të reja do t’i shtohen flotës së Urgjencës Shëndetësore Kombëtare brenda vitit.

“Buxheti 2022 granton mbështetje për skenarët si përgjigje ndaj pandemisë dhe vijon me forcimin e strukturave tona shëndetësore. Sa i përket kohës së urgjencës kombëtare, nëpërmjet investimeve që kemi bërë çdo qytetar që telefonon sot 127 e ka të garantuar jo vetëm marrjen e një thirrje që është e regjistruar por nëpërmjet sistemit elektronik, por nëpërmjet investimit në flotën e ambulancave dhe që sërish do e furnizojmë me 20 autoambulanca të reja  brenda vitit që do shpërndahen në të gjitha spitalet e vendit dhe aty ku janë zona të thella që të ulet koha e pritjes sa i përket thirrjes së urgjencave. Ne do mundemi që për zonat qytetase ta ulim kohën e pritjes siç e kemi bërë”, tha ministrja./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:43