Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka komentuar buxhetin e vitit 2024.
Ajo u shpreh se nga buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka asgjë për shqiptarët, por miliarda lekë për koncesionet dhe PPP-të korruptive, tashmë të kapura në vjedhje edhe nga SPAK.
Ndër të tjera, Pampuri tha se Edi Rama, është kryeministri me qeverinë më të korruptuar në Europë.
Deklarata e Pampurit:
“Edi Rama është gërryer nga akuzat për korrupsion dhe keqmenaxhim, duke ulur besimin e publikut dhe duke mos patur pritshmeri nga institucionet demokratike.
Shqipëria çdo ditë e më shumë shënon rënie galopante në besimin që ka publiku tek institucionet e qeverisë.
Kjo për shkak se çdo ditë shënohen skandale korruptive, dëshmi kjo e gropës së thellë të korrupsionit ku e ka futur kjo qeveri vendin.
Një gropë që mbledh çdo qindarkë të taksave të qytetarëve që në vend që të shkojnë për shërbime e mirëqenie, shkojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar, miqve të Edi Ramës dhe klientëve të tij në korrupsion.
Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë humbur besimin e shqiptarëve, ky është një fakt i pamohueshëm.
Edi Rama është kryeministri me qeverinë më të korruptuar në Europë.
Kjo tashmë është e provuar edhe nga hetimet zyrtare të SPAK që nga inceneratorët deri tek sterilizimi, ku është provuar vjedhja galopante që kjo qeveri me klientët e vet ka bërë ndaj pronës publike, dhe taksave të shqiptarëve.
Edi Rama është kryeministri qe ka një përfaqësues të kaninetit qeveritar dhe grupit parlamentar nën hetim dhe në burg dhe me super zëvendëskryeministrin në kërkim ndërkombëtar.
Në buxhetin e vitit 2024, nuk ka asgjë për shqiptarët, por miliarda lekë për koncesionet dhe PPP-të korruptive, tashmë të kapura në vjedhje edhe nga SPAK.
Në shkelje flagrante, me arrogancën e kartonave, deputetët e tjerë të maxhorancës me koshiencë të plotë votuan për një buxhet që nuk është aspak në mbështetje të qytetarëve, nuk siguron rritje ekonomike të qëndrueshme për biznesin, sektorët prioiritarë si Bujqesia, Turizimi, nuk mbështet të rinjtë, studentët, të punësuarit, përfshirë ata të profesioneve të lira; mjekët, mësuesit, infermierët, pensionistët, dhe shtresat e tjera të pamundura, por çon para për inceneratorët si ai i Tiranës, që pavarësisht se ka nisur hetimi nga SPAK, sërisht 12.7 milion euro do të paguhen për vitin e ardhshëm.
Paratë e taksave të shqiptarëve, nuk do i rishpërndahen qytetarëve, ashtu sikundër është detyra kryesore e çdo qeverisjeje së paku te përgjegjshme, por do te paguajë faturat e kripura të shpenzimeve operative të qeverise, mobilimet, fasadat dhe shpenzimet per charter-in e KM Rama, qeveria e të cilit është e zhytur në korrupsion dhe afera nga ministra, funksionare te lartë publike dhe te zgjedhur vendore ose qëndrore.
Partia Demokratike e ka një plan dhe po punon për një program që e kthen vëmendjen e shtetit tek qytetarët dhe u jep atyre mbështetje për një jetë më të mirë në vendin e tyre dhe jo të largohen në kërkim të një jete më të mirë jashtë, për ti ikur korrupsionit të qeverisë së vet”, u shpreh Pampuri.