Deputeti i PS-së, Erion Braçe, është shprehur i shqetësuar për menaxhimin nga qeveria të buxhetit të viti të shkuar dhe kritikoi buxhetin e vitit të ardhshme se ai nuk përmbush nevojat e shumë qytetarëve.
Nga Kuvendi ai tha se GDP-ja nuk mjafton dhe se duhet rishpërndarja e të ardhurave, ndërsa kritikoi sipas tij, faktin që qeveria po lejon kartelizimi i ekonomisë që do pasohet nga kartelizimi i tregut të punës, madje edhe i politikës.
“Mënyra se si ne buxhetojmë në 30 vjet është kthyer në rutinë. Rutina nuk frymëzon, rutina vdes çdo lloj frymëzimi, për të cilin ekonomia ka nevojë në kohë krize dhe kohë lufte. Me rutinë nuk shkon dot larg dhe e këtë e kam me ne. Nuk dua të harroj që GDP-ja nuk mjafton, duhet rishpërndarja e të ardhurave. Një mjedis i degraduar nga rënia pas GDP-së dhe rënia në ndërtim, ul mirëqenien.
Duhet zbatimi i buxhetit që miratojmë sot, troç duhet punë. Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar. S’jam i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër. Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike.
Investimet e larta publike ka qenë politika bazë e 3 viteve të fundit. Deklarimi marramendës deri ne 26 miliard lekë i fitimit nga biznesi i vogël nuk janë mirëqenie janë evazion, tatimi i sheshtë i të ardhurave nga kapitali nuk është i drejtë se je i pasur, nuk mund të jesh i privilegjuar dhe të taksohesh. Kartelizimi i ekonomisë pasohet nga kartelizimi i tregut të punës.
Do të ndodhë që do të vijnë edhe këtu shumë shpejt dhe kartelizimi i politikës është gërryerja më e madhe që mund t’i ndodhë demokracisë”, tha Braçe. Braçe i bëri thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë që të mos e shkurtojë buxhetin e vitit 2022 për bujqësinë, pasi shumë fermerë kanë mbetur pa marrë subvencionimin për naftën, ndërsa kërkoi edhe shtim prej 1 miliardë lekësh që të paguhen të gjithë fermerët që janë shpallur fitues.
“Paratë që janë sot në bujqësi s’kanë qenë kurrë më parë në asnjë prej buxheteve, por duke thënë këtë duhet të pohoj se bujqësia s’ka qenë kurrë kaq sa është sot, serat e reja kanë hyrë në prodhim, me paratë e bujqve.
Nevoja për para po rritet. Nafta 1 miliardë e 550 miliardë lekë, jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022. Edhe 1 miliard lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues dhe kanë plotësuar kushtet. Nuk pranoj të planifikohet më pak sesa shumë që paguajmë sot si mbështetje për buqit dhe blegtorët. Skema e TVSH-së është keqkuptuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët. Kemi nevojë për prodhim, të prodhojmë këtu, bujqësia është armë plus.
Ne kemi nevojë për prodhim jo sipërfaqe. Skema e mbështetjes duhet të shkojë për çdo kg dhe litër. Jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022 për bujqësinë. Ndaj kërkoj të paktën edhe 1 miliard lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues ne aplikimet e këtij viti, që kanë plotësuar kushtet e që ato para i kanë jetike për të vijuar prodhimin për vitin e ardhshëm”, tha Braçe në fjalën e tij