“Butrint Imeri është zero me xhufkë”, gazetari i njohur: Luizi “e ha” për mëngjes

Para dy ditësh në “Big Brother VIP”, Luizi habiti me fjalët që tha për ish-in e Kiara Titos, Butrint Imerin. Ai tha se vetëm nëse hyn ish i dashuri i Kiarës mund ta nxjerrë jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”-tha ai.

Mirëpo, duket se gazetari i njohur Blendi Salaj nuk ndan të njëjtin mendim.

Gjatë programit në “Ëake Up”, Blendi u shpreh se Butrinti është ‘0 me xhufkë para Luizit.

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë’, tha Blendi./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 09:58