Lulzim Basha ka emëruar drejtues politik në Shkodër, Enkelejd Alibeajn.
Vendimi për ëmërimin e Alibeajt vjen pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga posti në fjalë.
Partia Demokratike bën me dije përmes një deklarate se Shkodra e ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë dhe për këtë arsye është zgjedhur nënkryetari Alibeaj.
Basha ka shprehur falënderimet për Bushatin, ndërsa shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD.
Deklarata e plotë:
Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.
Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë./albeu.com/