Bushati feston ditëlindjen, mesazhi ironik për Ramën në tortën e 44 vjetorit

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka treguar me një postim në rrjetin social Instagram se sot feston sot 44-vjetorin e lindjes.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, shkruan Ditmir Bushati në mbishkrimin e fotos ku duket një tortë e madhe me një tren që zbret.

Sjellim në vëmendje që simbolika e trenit ishte pjesë e debatit verbal mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë debateve në Kryesinë e PS-së, Edi Rama iu drejtua Bushatit me fjalët: “Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë”.

Ndërkaq, dje gjatë një interviste televizive ish-ministri i Jashtëm tha se me nuhatjen e tij politike, e priste që do të përjashtohej nga Edi Rama. Sipas Bushatit, në lista për deputetë janë drejtorë që kanë shkaktuar gjakderdhje. financiare në fusha të ndryshme të vendit. /albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 11:03