Burri rreh keq gruan në Korçë, 43-vjeçarja e dhunuar përfundon te Trauma

Dhuna në familje ka çuar në pranga një burrë në Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, e cila pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rrethe­ve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.