Burri plagos gruan me thikë në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë këtë mbrëmje. Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se një 46 -vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave të policisë gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ngjarjes bashkëshorti që plagosi gruan është larguar nga banesa.

Policia thotë se ka ngritur grupe kontrolli për tëbërë të mundur kapjen e tij.

Njoftimi:

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 4.06.2023 22:56