Burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e 58-vjeçarit: U revoltua sepse Alma s’i hapi telefonin! Kërkojmë drejtësi

Fshati Kusarth në Elbasan është tronditur ditën e sotme pas një krimi të ndodhur në një familje. 58-vjeçari Tefik Tashi ka vrarë me sëpatë kunatën e tij (motrën e bashkëshortes), 44-vjeçaren Alma Qevanin.

Etleva Qevani, bashkëshortja e autorit të dyshuar ka folur për mediet pas krimit të rëndë.

Ajo ka thënë se e gjitha nisi pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit dhe se kjo kishte bërë që ai të revoltohej me të motrën e saj.

Gjithashtu ajo theksoi se kërkon që të vendoset drejtësi.

“Ishte nxehur sepse nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja në arë. Kaq di të them , ishte i nxehur sepse nuk hapi telefonin. Edhe më herët kanë pasur konflikte, por për gjëra të kota. Për punët e shtëpisë. Në shtëpi ndodhin shumë gjëra. Me mua nuk kishte konflikte. Një herë ka ndodhur që janë zënë shumë keq, ai kishte pire një radhë dhe që në atë kohë motra nuk ka pasur konsideratë për të. Ne kemi dy vite që ishim martuar, jetonin këtu në këtë zonë. Konflikti nisi për telefoni, përse motra nuk e hapi. Në fillim erdhi policia më pas erdhi ambulanca. Unë dua drejtësinë, dënimin deri në fund sepse e ka hak. Nuk ka pasur konflikt me mamanë dhe babanë tim. Kjo gjë ishte shumë e papritur, nuk e dimë se çfarë pati. Ai erdhi nga puna…”, tha ajo./Albeu,com/


Shtuar 17.05.2023 17:44