Burri i Fjolla Morinës i jep zgjidhje Kurtit: Mos ia shtrejto energjinë popullit, po ju deshën para “boni zo” (FOTO LAJM)

Këngëtarja Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, së fundmi kanë qenë në qendër të mediave pasi ishin akuzuar nga kompani turistike se nuk kanë paguar udhëtimin në Maldive.

Ditën e djeshm, Syla ka reaguar në rrjetin social “Instagram” ku shihet i rrethuar me para. Gjithashtu ai kishte një kërkesë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me shtrejtimin e energjisë elektrike.

“I dashur kryeministër, Kurti ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, boni zo!”, ka shkruar Syla. /albeu.com


Shtuar 3.02.2022 13:03