Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Gjirokastër, ku 72-vjeçari dogji me benzinë gruan e tij, e cila tashmë ndodhet në spital.
Basha shkruan se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe e shoqërisë dhe se PD PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave.
“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan Basha në Twitter./albeu.com