Burri dhe vjehrri dhunojnë nusen në Maliq, fqinjët alarmojnë policinë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Maliq, ku një grua është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Sipas raportimeve, burri e ka goditur gruan në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme. Në këtë përplasje ka ndërhyrë edhe babai i tij, duke e dhunuar gruan së bashku me të birin.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila u njoftua nga fqinjët, situata nuk u përshkallëzua më tej dhe u arrit të ndalohet dhuna para se të përkeqësohej. Policia ka arrestuar bashkëshortin, ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Gruas i është lëshuar një urdhër mbrojtjeje për ta mbrojtur nga incidente të mëtejshme.

Sipas burimeve, bashkëshorti i gruas është përdorues i lëndëve narkotike dhe motivi i dhunës dyshohet të ketë qenë xhelozia.


Shtuar 1.09.2024 21:19