Burrë e grua, por “armiq” në skenë, çfarë i tha Salsano bashkëshortes për “Kosheren” (FOTO LAJM)

Prej dy javësh, në ekranin e ABC trasmetohet spektakli i humorit “Kosherja”. Një ndër aktoret që bëri më shumë bujë është Erjona Kakeli, e cila njihet në publik edhe si bashkëshortja e Salsano Rrapit.

Tashmë çifti janë kthyer edhe në rival, pasi të dielave shqiptarët janë në dilemë se kë të zgjedhin të shohin mes “Kosheres” dhe “Portokallisë”.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Erjona ka treguar se në shtëpinë e saj ndiqet ABC, pasi Salsano po bën vite në atë punë. Gjithashtu ka rrëfyer kritikat që ai i bën, madje nuk ka nguruar të ndajë edhe detaje për rolet e saj.

“Me thënë të drejtën me që ‘Kosherja’ fillon në 8:30 shikohet ajo. I thash unë e shikoj në telefon se kam shkarkuar ABC, ndërsa ti shikoje në televizor. Por jo nuk më la, e shohim në tv kosheren me që ka vetëm 2 javë që ka filluar.

Salsano ka 21 vjet që më njeh si aktore përpos që kemi 16 vite bashkë. Është fansi im si aktore, është shumë kriktik, nuk jemi marr fare me idenë e “Portokallisë” apo që jam unë këtu. Duhet që dikush të rrinte me dy gocat dhe njëri prind duhej prandaj unë jam marr me teatër.

Në “Kosheren” e parë më tha je super aktore, në të dytën sa t’ja marrësh dorën ta shijosh. Kisha një lloj ngërçi me thënë të drejtën. Ne jemi mësuar në teatër me 40 ditë prova. Plus që të mungon spektatori.

Janë komplet të ndryshme, mami është një lloj formati stand up, ndërsa zysha ka atë derdhjen time çamarroke të grupit tim. Kështu që i dua fort të dy, nuk i ndajë dot rolet”.

Më tej, ajo ka zbuluar edhe se si i erdhi propozimi për rolin e “Mamit” dhe “Zyshës”, duke e cilësuar veten me modesti në një stad me të rinjtë.

“Në kohën që ndodhi idea e këtij programi nga Altin Basha, pata një ngacmim nga shoqja jonë. Edhe ajo më ngacmoi me këtë, unë sajova diçka dhe bëra audicionet. Mamin ma propozuan Denada skenaristja, po ma thoshte.

Dua të tregohem e sinqertë deri diku modeste, unë jam në një stad me të rinjtë se nuk jam mësuar të ndërrohet teksti ditë pas dite. Nuk jam mësuar pa spekatorët, duhet të shikoja në dritën e kuqe te kamera, por me ndihmën e prof Altinit ja dola”.


Shtuar 25.03.2021 11:18