Bulqizë/ E ngatërroi me kafshë të egër, të shtënat me çifte lënë të plagosur një banor

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas një incidenti të ndodhur gjatë orëve të natës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas të dhënave paraprake, personi që kishte dalë me armë gjahu tip “çifte” ka menduar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin prodhimet bujqësore.

Të lidhura

None found

Gjatë të shtënave, ai ka kuptuar se nuk kishte pasur përballë një kafshë, por një person, i cili kishte mbetur i plagosur si pasojë e goditjes.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 19.07.2026 12:17

MatbetmatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobet