Bujar Leskaj për përjashtimin e Berishës: Nuk flas se nuk na jep leje kryetari

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Vloës Bujar Leskaj ka reaguar me ironi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentari i PD-së.

Leskaj është në listën e emrave që kanë dalë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Leskaj është pyetur në lidhje me vendimin teksa ka qenë duke dalë nga selia blu por nuk ka pranuar të përgjigjet.

“Nuk flas, se nuk na jep leje kryetari”, mësohet të ketë thënë ai./albeu.com