Britania sanksionon individë e politikanë shqiptarë, Alibeaj: Konfirmohen denoncimet tona

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejda Alibeaj, ka reaguar lidhur me sanksionet e ndërmarra nga Britania e Madhe për disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Duke mos i treguar emrat e tyre dhe nëse janë apo jo politikanë, ambasada britanike në vendin tonë shpërndan një mesazh të fortë të dërguarit të posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që së fundi ka pasur edhe një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.

Ndërkohë në reagimin e tij Alibeaj shprehet se kjo konfirmon qartë të gjitha denoncimet që ka bërë PD, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

Alibeaj ka zgjedhur që të shpërndaje edhe një pjesë nga mesazhi i të dërguarit special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.


Shtuar 21.07.2022 16:58