Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ka thënë sekretari i mbrojtjes, pavarësisht një kërcënimi nga Rusia për Perëndimin.
Ben Wallace tha se sistemi i raketave me shumë lëshime M270 do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka konfirmuar se sa armë do të dërgohen, por burime për BBC bëjnë me dije se do të jenë tre.
Vendimi u koordinua me SHBA-në, e cila njoftoi javën e kaluar se po furnizonte gjithashtu një sistem raketash.
Masa e SHBA-së tashmë ka zemëruar Moskën dhe të dielën presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të zgjerojë listën e objektivave që Rusia do të sulmojë në Ukrainë nëse vendet perëndimore dërgojnë armë me rreze të gjatë në Kiev./albeu.com