Kryeministri Boris Johnson është shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit të mundshëm, por duhet të përballet me mundësinë që presidenti Putin të jetë i përgatitur të shkojë më tej.
Ai shton se i ka dhënë presidentit të Ukrainës Zelensky garanci për “mbështetjen e palëkundur” të Britanisë.
Ndërkohë, njofton se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj tani do të fillojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë, duke përdorur fuqi të reja që janë futur tashmë në ligj.
Johnson ka njoftuar sanksione kundër pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi./albeu.com