Britania e Madhe mbledh prova për krime lufte të Vladimir Putin në Ukrainë

Ekipi i policisë së Mbretërisë së Bashkuar për krimet e luftës ka filluar të mbledhë provat mbi luftën në Ukrainë. Policia Metropolitane në Londër ka bërë të ditur se ekipi i saj po mbledh prova në lidhje me krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Çdo provë mund të ndahet më pas me hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë. Richard Smith, kreu i komandës kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, vuri në dukje se “ekipi ynë i krimeve të luftës tani po kërkon të mbledhë çdo provë që mund të jetë e pranishme këtu në MB për krime të tilla në Ukrainë”, transmeton BBC.

Detektivët po bëjnë thirrje për këdo në Mbretërinë e Bashkuar që mund të ketë prova të drejtpërdrejta të krimeve të luftës në Ukrainë që nga 21 nëntori 2013, duke përfshirë çdo viktimë apo dëshmitar.

 


Shtuar 4.03.2022 18:21