Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, ka folur me tone të forta ndaj ish kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha të cilin e quajti atë idiot dhe një këmbë që mban karrigen e Edi Ramës.
Shehaj tha se Berisha do të gjejë rrugën e tij dhe rrugën e Partisë Demokratike shumë shpejt. Ndër të tjera Shehaj theksoi se vetëm Enkelejd Alibeaj do të mbetet në selinë blu pasi edhe Basha do të ikë.
“Nuk ka për të marrë Basha asnjë post, Basha është për burg, dhe këtij i duhet një llojë mburoje. Hodhi ky idioti që quhet Lulzim Basha një gur dhe ne po i rendim gurit. Basha ka mbaruar punë. Mos t’i këndojmë dhe ndonjë këngë tani.”-tha Shehaj.