Brezovica mbushet me policë, dalin pamjet e sekuestrimit të vilave (FOTO LAJM)

Është duke vazhduar sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”. Prokuori i rastit tha të martën për Gazetën Express se villat u takojnë pronarëve të “të gjitha strukturave”, duke përfshirë politikanë e biznesmenë.

Sipas raporteve të prokurorisë, vërtetohet se në këtë zonë janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

T7 sjellë pamje nga vendi i ngjarjes teksa po bëhet sekuestrimi i vilave.


Shtuar 12.10.2022 12:31