Brenda apartamentit të ëndrrave të Messit në Miami i cili kushton 7 milionë euro (FOTO LAJM)

Lionel Messi ka vendosur ta gëzojë veten me një apartament të ri, i cili kushton pak më shumë se 6.5 milionë euro.

Apartamenti ndodhet në katin e nëntë të një ndërtese në Miami dhe saktësisht zë një kat të plotë.

Ndonëse kontrata me Barcelonën i skadon këtë verë dhe është i vërshuar nga oferta të ndryshme, kjo nuk po i bën përshtypje Messit

Kjo pasi gjashtë-herë fituesi i “Topit të Artë” po investon vazhdimisht në pasuri të paluajtshme.

Apartamenti i tij i ri ka 512 metra katrorë, kurse tarraca ka një hapësirë prej 200 metra katrorë shtesë, me pamje panoramike të plazhit dhe oqeanit.

Gjithashtu, ky apartament ka katër dhoma gjumi, dhe po aq banjo. Poashtu, posedon edhe një dhomë speciale ftohëse, që mund të mbajë një mijë shishe verë.

Kulla ku ndodhet ky apartament ka gjashtë pishina, banjo, shtëpi verore, palestër, shesh lojërash dhe shumë gjëra të tjera.

Ky është apartamenti i dytë që Messi e blen në Miami, pasi të parën e bleu dy vjet e gjysmë më parë.


Shtuar 2.05.2021 13:02

Tags: , ,