Braçe sulmon Autoritetin e Konkurrencës për çmimin e bukës: Fali oligarkët

Deputeti socialist Erion Braçe është revoltuar me vëmendjen që ka marrë krisja mes Bashës dhe Berishës, duke theksuar se ka çështje më të rëndësishme që duhet të jenë në vëmendje. Braçe thekson se ata mbajnë peng debatin publik ndërkohë që “karteli i importuesve të grurit, do të rrisë çmimet.

“Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi,  tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!  Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!”, shkruan Braçe.

Autoriteti i Konkurrencës mbylli një hetim për tregun e grurit dhe miellit në vend duke konstatuar marrëveshje mes kompanive, por çuditërisht nuk i gjobiti ato duke u mjaftuar me vetëm një këshillim.

Tani, një vit më pas, kur është njoftuar edhe rritja e çmimit për shkak të sjelljes kartel të importusve, Autoriteti i Konkurrencës reagon duke thënë që në vijim do të marrin një vendim mbi kompanitë. Ndërkohë, janë qytetarët ata që paguajnë me xhepat e tyre papërgjegjshmërinë e institucioneve publike, siç është Autoriteti i Konkurrencës, përgjegjës për ndalimin e marrëveshjeve kartel mes importuesve të grurit dhe miellit në rastin në fjalë./albeu.com