Ish zëvendës-kryeministri i vendit, Erion Braçe është shprehur i shqetësuar rreth përqëndrimit të të gjithë vëmendjes tëk debati Basha-Berisha.
Braçe tha se vendi ka sfida të tjera përpara dhe nuk ka nevojë të merret me dy kufoma politike që sipas tij, bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin.
Braçe shtoi gjithashtu se vëmendja këto ditë duhej të ishte tek debati mbi rritjen e çmimit të bukës që rëndon xhepat e qytetarëve, e që sipas tij bëhet nga një kartel i mirëorganizuar.
Postimi i Braçes:
Pupupupupupu;
SOT DITA E KATERT,
E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!
E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,
e hoqi, nuk e hoqi,
tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!
Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!
Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;
Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!
Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!/albeu.com