Ish zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar nga foltorja e Kuvendit, teksa ka folur për situatën ekonomike të fermerëve në raport me grumbulluesit. Sipas tij këta të fundit fitojnë më shumë në kurriz të të parëve.
Braçe ironizoi duke marrë si shembull numrin e lopëve. Ai tha se duhet thënë se ato janë shtuar edhe pse tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë ndërkohë që në letra zëvendësohen me qumësht pluhur dhe vaj palme.
“Nuk është normale por e jashtëzakonshme. 3% është më pak se inflacioni. U rrit qiraja e tokës. Kostoja e plugimit. U rrit kostoja e ushqimit të bagëtive. Ne e kemi më të lehtë. Hëngrën edhe lopët njëherë. Nuk hëngrën. Kjo është populiste. Nuk është realiste. Lopët kundër elitës që i numëron prapë dhe i subvencionon. Numri është rritur.
Tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë. Tani kanë edhe status. I zëvendësojnë në letra me qumësht pluhur dhe vaj palme. Por çfarë rëndësie ka lopët që janë shtuar. Po çmimet janë rritur pra dhe nuk është normale. Është e jashtëzakonshme. Tregtari po merr shumë. Madje dy tre herë më shumë se bujku. Pesë herë më shumë kur bujkut ia shtrin nën kosto. Bujku është populli. Pa çmim duhet ta lërë mallin. Çmimi bëhet me lekët kur t’i marrë te tregtari.
Paratë e bujkut i merr prodhues. I merr grumbulluesi. Me tokën e bujkut. Kjo është bujqësia që po vjen. Bujqësia e sipërmarrësve. Kjo nuk është normale. Është e jashtëzakonshme”, deklaroi ai./albeu.com