Zjarret alarmojnë botën nga Amerika në Ballkan, mijëra banorë evakuohen përballë përhapjes së flakëve

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kaluan në shkallën më të lartë të gatishmërisë.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve federale, në vend ishin aktive 149 incidente, përfshirë 88 zjarre të mëdha që ende nuk ishin vënë nën kontroll. Në operacione u angazhuan rreth 29 mijë e 400 forca. Gjendja më kritike paraqitet në veriperëndim, ku në Oregon dhe Uashington vazhdojnë evakuimet dhe bllokimi i rrugëve.

Në Kolumbinë Britanike të Kanadasë, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri “Bald Range” i kaloi 20 mijë hektarët. Mbrëmjen e së shtunës, disa komunitete u përfshinë nga paralajmërime të reja për evakuim, ndërkohë që banorët e zonave të tjera filluan të riktheheshin në banesat e tyre.

Flakët vazhdojnë të jenë aktive edhe në Evropë, nga Spanja deri në Francë. Mbi 15 mijë hektarë janë djegur nga zjarri në Hueska, ndërsa më shumë se një mijë banorë janë detyruar të largohen.

Në jugperëndim të Francës janë evakuuar mbi 500 persona. Ndërkohë, zjarri më i madh i regjistruar në Renaninë Veriore-Vestfali, në Gjermani, u stabilizua të shtunën, pasi mbi dy mijë banorë kishin braktisur shtëpitë.

Situata mbetet shqetësuese edhe në Ballkan. Greqia shënoi mbi 50 zjarre gjatë 24 orëve, ndërsa këtë të diel Atika, Eubea, Cikladet dhe Kreta janë në alarm të lartë. Në Kroaci vijojnë operacionet në ishullin Dugi Otok, kurse Serbia po përballet me dhjetëra vatra.


Shtuar 16.08.2026 12:28

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal