Zjarr në një karrocë bagazhesh pranë avionit në Malpensa, pista kryesore është bateria e litiumit

Një karrocë që shërbente për transportin e valixheve u përfshi nga flakët këtë të enjte në platformën e Terminalit 1 të aeroportit të Malpensës, në Milano.

Të lidhura

None found

Episodi ndodhi rreth orës 13:00, teksa mjeti në pronësi të kompanisë së shërbimeve tokësore Aviapartner po ngarkonte bagazhet në hapësirën e poshtme të një avioni të British Airways, i cili kishte si destinacion Londrën.

Sipas mediave italiane, dyshimi i parë lidhet me mbinxehjen e një baterie litiumi të vendosur në njërën prej valixheve. Temperaturat e larta të ditëve të fundit mendohet se mund të kenë ndikuar në këtë mbinxehje.

Nga karroca doli papritur një re e dendur tymi, duke vënë në alarm punonjësit e aeroportit. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit e Malpensës, të cilët arritën të shuanin zjarrin brenda pak minutash.

Flakët u kufizuan te karroca dhe bagazhet, pa prekur avionin apo objektet pranë tij.

Veprimtaria në aeroport nuk u pezullua dhe qarkullimi ajror vijoi normalisht, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Ndërkohë, vonesa e vetme i përkiste fluturimit të British Airways për në Londër. Avioni, që duhej të nisej fillimisht pak para orës 14:00, u nis rreth dy orë më vonë për shkak të kontrolleve të sigurisë.


Shtuar 16.08.2026 20:34

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom giriş