Zjarr masiv pranë Zaragozës, mbi 45 mijë hektarë të përfshira nga flakët

Mbi 45 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga një zjarr i madh që ka shpërthyer në Ores, pranë Zaragozës, në verilindje të Spanjës. Autoritetet vlerësojnë se situata mund të vihet nën kontroll pas disa ditësh.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesi i qeverisë rajonale të Aragonës, Roberto Bermúdez de Castro, deklaroi se zjarri paraqet karakteristika të ndërlikuara. Sipas tij, ndërhyrja për shuarjen e flakëve dhe garantimi i sigurisë përgjatë perimetrit pritet të zgjasin disa ditë.

Për shkak të rrezikut, shumë fshatra janë evakuuar dhe disa akse rrugore janë mbyllur për mbrojtjen e banorëve. Deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë nga autoritetet.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez reagoi në platformën X, duke njoftuar se po ndjek nga afër situatën. Ai u kërkoi qytetarëve të tregojnë kujdes të lartë dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Zjarri vjen vetëm pak ditë pas një tjetër fatkeqësie të rëndë në Spanjë. Më 9 korrik, një zjarr pyjor në Andaluzi u mori jetën 13 personave dhe përfshiu rreth 70 mijë hektarë tokë.


Shtuar 16.07.2026 16:25

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet