Zgjerohet familja mbretërore jordaneze, Princesha Iman bëhet nënë e binjakeve

Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, ka sjellë në jetë dy vajza binjake, duke i shtuar dy anëtare të reja familjes mbretërore jordaneze.

Të lidhura

None found

Lajmi u njoftua të premten, më 14 gusht, nga Oborri Mbretëror Hashemit, i cili përcolli urimet për Princeshën Iman dhe bashkëshortin e saj për lindjen e vajzave.

“Oborri Mbretëror Hashemit i dërgon urimet më të përzemërta Princeshës Iman, bashkëshortit të saj dhe prindërve të saj, Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah II dhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Rania”, thuhej në deklaratë.

Princesha Iman është e martuar me Jamil Alexandros Thermiotis, me origjinë greke. Çifti u martua në mars të vitit 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin Beit Al Urdun në Aman.

Fëmija i tyre i parë, vajza Amina, lindi në shkurt të vitit 2025, duke i bërë ata prindër për herë të parë.

Iman është fëmija i dytë ndër katër fëmijët e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania. Në familjen e saj bëjnë pjesë edhe vëllai i madh, Princi i Kurorës Hussein, motra Princeshë Salma dhe vëllai më i vogël, Princi Hashem.

Pas lindjes së binjakëve, familja e Princeshës Iman dhe Jamil Thermiotis përbëhet tashmë nga pesë anëtarë.


Shtuar 16.08.2026 11:38

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal