Zgjedhjet e 11 majit, Meloni uron Ramën për fitoren e mandatit të katërt

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama për fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

MESAZHI I MELONIT

“Dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit @ediramaal për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy vendet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, fryt i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes dy qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë.”


Shtuar 13.05.2025 19:14

Tags: ,