Zelensky kërkon rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: Objektivat e luftës duhet të realizohen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të martën se u ka kërkuar forcave të armatosura të shtojnë në 1,000 në ditë sulmet me dronë me rreze të gjatë kundër Rusisë, nga rreth 300 që kryhen aktualisht.

Të lidhura

None found

“Numri duhet të jetë më i lartë. Ka një objektiv të përcaktuar dhe ne do ta arrijmë atë”, deklaroi ai gjatë një fjalimi të mbajtur pasditen e së martës.

Sipas dy burimeve të industrisë, të cituara nga Reuters, prodhimi rus i benzinës zbriti në fund të gushtit në rreth 70% të kërkesës së brendshme. Rënia erdhi pasi një varg sulmesh me dronë ukrainas detyroi rafineritë kryesore të ndalonin aktivitetin.

Prej kohësh, Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, me synimin për të pakësuar të ardhurat e Moskës nga eksportet e naftës. Problemet me furnizimin e karburantit u rikthyen në rajonet ruse gjatë gushtit, pas një lehtësimi të shkurtër në fund të korrikut, kur disa autoritete vendore nisën të zbusin ose të heqin kufizimet për shitjen e tij.

Burimet thanë se në ditët e fundit të gushtit, prodhimi i benzinës arriti të njëjtin nivel të regjistruar në fillim të korrikut.

Javën e kaluar, disa rafineri të mëdha u detyruan të ndërprisnin punën pas sulmeve me dronë ukrainas. Në mesin e tyre ishin impiantet në Perm, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, të gjitha njësi të rëndësishme për prodhimin e benzinës.


Shtuar 28.08.2026 21:10

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetpusulabetpusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis giriş