Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane: Nuk e kemi mbyllur Ngushticën e Hormuzit, kemi në shënjestër vetëm anijet amerikane

“Nuk e kemi mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe nuk do ta bëjmë këtë”, kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi.

Sipas Shekarchi kjo ndodh sepse Teherani nuk do që te jetë përgjegjës për sigurinë e anijeve që kalojnë aty.

“Nuk do të ndalojmë asnjë anije që përpiqet ta kalojë Ngushticën e Hormuzi, por deklarojmë hapur se Irani nuk mban asnjë përgjegjësi për sigurinë e anijeve, të ekuipazheve të tyre apo të pajisjeve të tyre”, shtoi Shekarchi.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura iraniane shtoi më tej se në shënjestër do të jetë çdo anije që i përket entitet sionist dhe Amerikës.

“Do të marrim në shënjestër çdo anije që i përket entitetit sionist dhe Amerikës, nëse përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit ”-shtoi ai.


Shtuar 6.03.2026 23:38