Vrau gruan e sëmurë që t’i shpëtonte dhimbjeve, i moshuari rrezikon burgim të përjetshëm

Një 76-vjeçar rrezikon burg të përjetshëm, pasi vrau gruan e tij të sëmurë në mënyrë që ajo të mos vuante në Qipro.

David Hunter, 76 vjeç, është në gjyq në Qipro për vrasjen me paramendim të gruas së tij Janice, 74, e cila vdiq nga asfiksia në shtëpinë e çiftit pranë Paphos në dhjetor 2021.

Mirëpo, vajza e çiftit Lesley Caëthorne, 49 vjeç dhe nga Norwich, ka mbështetur të atin për atë që ai pretendon se ishte vetëvrasje e asistuar, duke thënë se nëna e saj kishte qenë e sëmurë me kancer në gjak dhe me dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme.

Nëse shpallet fajtor, i moshuari do të përballet me burgim të përjetshëm.


Shtuar 20.07.2023 23:44