Vrasja e shefit të Sigurisë së Iranit, reagon lideri Suprem Mojtaba Khamenei: Gjaku i derdhur vetëm sa po e forcon sistemin islamik

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei ka reaguar me një mesazh me shkrim për vrasjen e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i cili u vra në një sulm ajror izraelit. Në deklaratën e tij, Khamenei u zotua për hakmarrje për ata që vranë Ali Larijani dhe djalin e tij.

“Me trishtim të thellë, mora lajmin e dhimbshëm për martirizimin e Dr. Ali Larijani, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësues i udhëheqësit në këtë këshill, së bashku me djalin e tij të shquar dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij. Vrasësit e tij do të paguajnë për gjakun e tij shumë shpejt”, tha ai, ndër të tjera.

Moxhtaba Khamenei, që nga dita e vdekjes së babait të tij, në ditën e parë të sulmit të përbashkët SHBA-Izrael nuk është shfaqur në ekran, ndërsa ka shumë skenarë dhe spekulime rreth jetës së tij, si dhe nëse ai është gjallë apo jo.