Vrasja e 38-vjeçares britanike në Greqi, boksieri afgan dyshohet se fshehu trupin në valixhe dhe mashtroi familjarët e saj

Sharif Ahmadzai, një 26-vjeçar afgan dhe kampion boksi në Greqi, akuzohet për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elisabeth-Jane Ross në Athinë. Pas krimit, ai dyshohet se tentoi të çorientonte autoritetet duke u paraqitur si një xhihadist dhe duke pretenduar se gruaja ishte vrarë për shkak të besimit të saj të krishterë.

Të lidhura

None found

Dokumentet hetimore dhe raportimet e mediave greke bëjnë të ditur se viktima, një shtetase britanike nga Skocia, u vendos në një valixhe dhe u la në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit.

Pas vrasjes, sipas dyshimeve të hetuesve, Ahmadzai përdori telefonin e Elisabeth-Jane Ross për të komunikuar me familjarët dhe miqtë e saj nëpërmjet mesazheve. Më pas, pajisja u fik.

26-vjeçari dyshohet se bleu më vonë një telefon tjetër, nga i cili kontaktoi disa persona, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, duke u prezantuar si një xhihadist anonim. Në këto komunikime thuhej se 38-vjeçarja ishte vrarë pasi po përpiqej të përhapte fenë e krishterë.

Autoritetet greke e konsiderojnë këtë veprim si një tentativë për ta drejtuar hetimin në një pistë të rreme dhe për të fshehur identitetin e autorit të krimit.

Ahmadzai përballet gjithashtu me akuzën se i mori viktimës kartat bankare dhe, pasi e vrau, tërhoqi mijëra euro nga llogaritë e saj.

Në zbulimin e ngjarjes ndikoi ndjeshëm bashkëshortja e tij amerikane, Alaina Hall. Të dy drejtonin në Athinë një organizatë jofitimprurëse që ofronte ndihmë për refugjatët.

Dyshimet e Hall lindën në orët e para të 16 korrikut, kur ajo u zgjua dhe vuri re se bashkëshorti nuk ishte në shtëpi. Duke përdorur aplikacionin e gjurmimit “Find My Friends”, ajo konstatoi se Ahmadzai ndodhej pranë apartamentit të viktimës.

Në dëshminë e saj për hetuesit, Hall deklaroi se i shoqi i kishte dhënë 2.550 euro dhe një iPhone 17 Pro të ri. Ajo dyshonte se këto ishin siguruar me paratë e marra nga llogaritë bankare të Elisabeth-Jane Ross.

Sipas autoriteteve, kamerat e sigurisë kanë regjistruar në rrugët e Kypselit një person me pamje të ngjashme me Ahmadzain, teksa shtynte pa nxitim një valixhe të madhe pranë zonës ku më vonë u zbulua trupi i pajetë i britanikes.

Hetuesit mendojnë se në atë valixhe gjendej trupi i 38-vjeçares. Në pamje të tjera sigurie, i dyshuari shfaqet duke përdorur kartat e viktimës për të tërhequr para nga bankomatet.

Sharif Ahmadzai pritet të paraqitet përpara një gjykate në Athinë. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat britanike raportojnë se ai mbërriti në Greqi gjatë vitit 2016, pasi përshkoi Pakistanin, Iranin dhe Turqinë. Ahmadzai u njoh me Alaina Hall në kampin e emigrantëve në Moria, ku ajo shërbente si vullnetare.

Në vitin 2017, ai u konvertua në fenë e krishterë, ndërsa në prill të vitit 2023 u martua me Hall. Çifti krijoi organizatën “Love Every Nation”, e angazhuar për të mbështetur refugjatët në Athinë.

Përveç aktivitetit në organizatë, Ahmadzai ushtronte boksin në nivel profesionist. Në muajin mars, ai fitoi titullin e kampionit të Greqisë në kategorinë super të lehtë.

Nëpërmjet sportit, 26-vjeçari zhvillonte edhe kurse boksi, të ardhurat e të cilave përdoreshin për mbledhjen e fondeve në favor të organizatës.

Elisabeth-Jane Ross kishte shkuar në Athinë më 26 qershor për t’u përfshirë në veprimtaritë vullnetare të organizatave bamirëse, një angazhim që e kishte ndjekur prej vitesh. Trupi i saj u zbulua më 18 korrik.

Vdekja e saj ka shkaktuar tronditje mes vullnetarëve dhe besimtarëve të kishës “City on a Hill” në Edinburg, ku Ross kishte qenë anëtare për rreth 20 vjet.

Pastori Peter Anderson tha se Ross ishte një grua që ia kishte përkushtuar jetën misionit dhe mbështetjes së njerëzve të tjerë. Ai e përshkroi humbjen e saj si një tragjedi të rëndë për të gjithë komunitetin.


Shtuar 4.08.2026 22:35

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetturboslotjojobetavrupabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş