Viti i Ri i parë pa Mbretëreshën, Elizabeth II shfaqet në qiellin e Londrës (FOTO LAJM)

Shfaqja e fishekzjarreve të Vitit të Ri krijon spektakël në gjithë vendet e botës. Por ky 2023 ishte special në Londër. Rreth 12,000 fishekzjarre ndriçuan qiellin në shfaqjen e krijuar në Londër ku për 100,000 njerëz që mblodhën në brigjet e Thames u shfaq imazhi i Mbretëreshës Elizabeth.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe u nda nga jeta në 8 shtator të vitit që lam pas dhe ky është Viti i parë i Ri që i gjen anglezët pa Mbretëreshen e tyre.

Shfaqja e portretit të Mbretëreshës nepermjet fishekzjarreve në qiellin e Londrës emocionoi te gjithe spektatorët./albeu.com.