Attal tha se do t’i dorëzonte dorëheqjen presidentit Macron dhe se kampi i tij politik nuk kishte shumicë. Ai tha gjithashtu se e djathta ekstreme nuk mund të formonte një shumicë absolute pas zgjedhjeve të së dielës dhe se Franca po hynte në një epokë të re.
“Po e vë dorëheqjen time në dispozicion të Emmanuel Macron”, tha kryeministri francez Gabriel Attal.
“Asnjë parti nuk ka fituar shumicën absolute”, theksoi ai, duke shtuar se është i nderuar që ka shërbyer në detyrë.
« Je remettrai demain matin ma démission au Président de la République », déclare @GabrielAttal #Legislatives2024 #Europe1 pic.twitter.com/4OEfCG7zUR
— Europe 1 (@Europe1) July 7, 2024