Video/ Sulm amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësor, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë vdekur pasi ushtria amerikane sulmoi një anije të dyshuar për transport droge në Paqësorin lindor. Ky është operacioni i parë i këtij lloji i ndërmarrë nga SHBA-ja pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy muajsh.

Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, SOUTHCOM, ndërhyrja u zhvillua të dielën ndaj një mjeti lundrues që dyshohet se ishte pjesë e rrugëve të trafikimit të drogës në Paqësorin lindor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për identitetin e dy personave të vrarë apo për sasinë e lëndës narkotike që mund të ketë qenë në bord.

Të lidhura

None found

Aksioni u krye në kuadër të operacionit amerikan “Shtiza Jugore”, i cili nisi në shtator 2025 dhe synon kartelet e drogës në rajon. Të dhënat e publikuara më herët tregojnë se në këtë fushatë janë goditur të paktën 67 anije, ndërsa numri i personave të vrarë ka kaluar 200.

Administrata e presidentit Donald Trump e përshkruan luftën kundër karteleve të drogës si një “konflikt të armatosur” dhe i cilëson viktimat e këtyre operacioneve si “luftëtarë të paligjshëm”.

Autoritetet amerikane mbështesin gjithashtu qëndrimin se ushtria mund të ndërmarrë sulme vdekjeprurëse pa një proces gjyqësor paraprak, duke iu referuar një opinioni sekret të Departamentit të Drejtësisë. Kjo qasje është kundërshtuar nga disa anëtarë të Kongresit dhe organizata për të drejtat e njeriut, të cilat kërkojnë arrestimin e të dyshuarve për trafik droge dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Senatori demokrat Tim Kaine ka vënë në dyshim ligjshmërinë e këtyre operacioneve. Ai ka pretenduar se disa sulme mund të kenë vrarë persona që nuk kishin lidhje me trafikimin e drogës. Në anën tjetër, komandanti i SOUTHCOM, gjenerali Francis L. Donovan, e ka mbrojtur fushatën, duke thënë se ushtria amerikane do të vijojë presionin ndaj karteleve dhe përpjekjet për të ndalur veprimtarinë e tyre në rajon.

Detajet e plota të operacionit “Shtiza Jugore” vijojnë të mbahen të klasifikuara nga autoritetet amerikane.


Shtuar 24.08.2026 10:58

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş