VIDEO/ Palestinezi plagos me thikë një shofer në Izrael, i merr makinën dhe përplas njerëzit në rrugë,18 të plagosur

Të paktën 18 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë në lagjen Ra’anana pranë Tel Aviv. Mediat lokale thanë se ngjarja e rëndë ka lidhje më një sulm me thikë të raportuar pak më parë.

Një grua 70-vjeçare, një 34-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat greke.

“Pas një incidenti të rëndë në Raanana, forcat e policisë janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. I bëjmë thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të ndjekë udhëzimet e policisë.”, tha Policia e Izraelit në një postim në X (

Sipas raportimeve, i dyshuari sulmoi me thikë një shofer para se të vidhte makinën dhe të përplaste 3 persona. Më pas ai vodhi një makinë tjetër, dhe eci në rrugën Ahuza duke u përplasur me të paktën një grup tjetër njerëzish.

Policia tha se dyshuari që kreu sulmin terrorist në Ra’anana është një palestinez nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor dhe është arrestuar.


Shtuar 15.01.2024 14:28