VIDEO/ Momenti kur tanku qëllon me predhë makinën në Gaza

Gjatë paradites së sotme në rrjete sociale qarkulloi videoja e një tanku izraelit që qarkullon në rrugën “Salah ed Din”, e ciola lidh veriun e Gazas me jugun ku presupozohet se do të lëvizin palestinezët për të shkuar në jug.

Gazetarët kanë filmuar momentin kur tanku qëllon me predhë ndaj një makine që po lëvizte aty.

BBC verify ka konstatuar se videoja është e vërtetë dhe ka ndodhur sot.

Pas qëllimit me predhë të makinës së parë, një tjetër makinë, nga e cila është filmuar video, largohet pasi ka parë shpërthimin.

Ne përdorëm imazhe satelitore për të përcaktuar vendndodhjen në një rrip të rrugës Salah al-Din 2 km në veri të Wadi Gazës. Ky është filmimi që konfirmon se trupat izraelite janë futur thellë tashmë në territorin e Gazas që prej nisjes së operacionit tokësor.

Lidhja e internetit brenda Gazës është ndërprerë kryesisht në ditët e fundit, kështu që ne kemi pasur pamje të kufizuara, përveç disa videove të publikuara nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Të dhënat konfirmojnë se videoja është ngarkuar sot në internet”, raporton BBC.

Gazetari i BBC-së, Rushdi Abualouf, i cili ndodhet në terren në Gaza, ka folur gjithashtu me një fotograf i cili thotë se ishte në makinë me kameramanin që bëri videon. /albeu.com


Shtuar 30.10.2023 14:14